Njësia e gjashtë e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” do të ndalojë së punuari nga 10 dhjetori për një periudhë të pacaktuar. Sipas informacioneve nga uzina, shkaku është një rrjedhje e bartësit të nxehtësisë në një gjenerator avulli. Problemi u zbulua që në fillim të dhjetorit.
Në fund të muajit tetor, njësia e gjashtë e centralit bërthamor u shkëput sërish nga sistemi energjetik i vendit tonë, menjëherë pas përfshirjes së tij pas mirëmbajtjes së planifikuar vjetore.
Nuk ka asnjë ndryshim në situatën e rrezatimit, në ambientet e punës dhe në sheshin e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”.
Përvjetori i intronizimit të Patrikut bullgar Daniill u përkujtua në Manastirin e Rilës . Qindra besimtarë, klerikë dhe përfaqësues zyrtarë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit në këtë vend të shenjtë për të nderuar përvjetorin e ngjitjes..
Në fillim të korrjes, Zëvendës Ministri i Bujqësisë Janisllav Jançev parashikoi se pritet grurë me cilësi të mirë. Vendi mban pozicione të qëndrueshme si prodhues drithërash. Tregu vendas është i siguruar dhe ekziston edhe mundësia për eksport...
Presidentja e Zyrës së Patentave, inxh. Olja Dimitrova, deklaroi se Bullgaria ka një trashëgimi të pasur zanatesh, si qeramikë, gdhendje në dru, punime lëkure, bizhuterie etj. Ato kërkojnë jo vetëm shkathtësi dhe imagjinatë, por edhe një lidhje të thellë..
"Tango Classic" është emri i projektit më të ri dhe mahnitës të Filarmonisë së Plevenit, me virtuozët instrumentistë Vesko Eshkenazi (violinë) dhe..