Më shumë se 450 milionë njerëz në mbarë botën kanë çrregullime mendore, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Bullgarët vuajnë më shpesh nga çrregullimet e ankthit (11,4%), depresioni (6,2%), abuzimi me substancat (3,3%). Parandalimi dhe përpjekjet për të parandaluar thellimin e problemeve mendore janë një çështje veçanërisht e rëndësishme që prek gratë dhe burrat. Dhe meqenëse seksi më i fortë është më pak i prirur për të kërkuar ndihmë të specializuar, mjetet e artit vijnë në shpëtim.
Një lloj apeli për meshkujt që të flasin për shëndetin e tyre mendor dhe të kërkojnë ndihmë, pa pasur frikë se mund të gjykohen nga shoqëria, është fotoekspozita “Dëgjo zërin tim”. Me ndihmën e një kodi të veçantë QR të vendosur në fotot e fotografit Pavell Çervenkov, vizitorët në galerinë e Sofjes "Misioni 23" kanë mundësinë të dëgjojnë zërat e 7 personaliteteve të njohura në fushën e muzikës, poezisë, sportit, teatrit dhe arteve pamore. Ata japin këndvështrimin e tyre për këtë çështje, duke ndarë histori personale që dëshmojnë se pavarësisht ashpërsisë së tyre, burrat gjithashtu mund të jenë të pambrojtur.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: pixabay, Facebook/missia23Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..