Ngjyra magjepsëse e artit dhe zanateve iraniane do të prezantohet në Muzeun Etnografik Rajonal të Plovdivit nga 13 dhjetori. Ekspozita "Magjia e artit dhe artizanatit iranian" është me rastin e 125 vjetëve të marrëdhënieve diplomatike dhe 70 viteve të marrëdhënieve kulturore midis Bullgarisë dhe Iranit.
Punimet e mjeshtërve, të cilat do të prezantohen në vëmendjen e publikut bullgar, zbulojnë bukurinë unike të artit iranian dhe bëjnë përshtypje me elegancën, modelet dhe dizajnet e tyre, duke zbuluar pjesë të traditës dhe kulturës së lashtë iraniane. Vizitorët e muzeut do të mund të prekin artet dhe zanatet iraniane që janë ruajtur për mijëvjeçarë.
Punimi i qilimave është ende një nga zanatet më të praktikuara në Iran. Edhe pse sot ky proces është i mekanizuar, rreth 1.2 milionë iranianë vazhdojnë të jenë të përfshirë në prodhimin e qilimave të famshëm persianë, si për eksport, ashtu edhe për shitje në vend. Një vepër e tyre është edhe qilimi më i madh i punuar me dorë, me një sipërfaqe prej 5625 metrash katrorë.
Ekspozita do të prezantohet para publikut për herë të parë dhe do të jetë e disponueshme për t'u parë deri në mes të janarit 2023.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Muzeu Etnografik Rajonal të Plovdivit
Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora . Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi..
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..