59 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është ulur me 9 krahasuar me një ditë më parë. Mbi 57.6% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 7.3% e 811 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 7% të treguesit të dielën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u rrit me 27 në 4510. 9 të infektuar u shtruan në spitale. 3 prej tyre nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit u rritën me tre në 365. Janë 33 të infektuar në terapi intensive.
Një person me Covid të konfirmuar, i cili nuk ishte imunizuar, vdiq gjatë harkut të shënuar kohor. Të dielën janë shëruar 31 veta. Është bërë një vaksinë.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..