Një vlerësim rekord i ulët për punën e parlamentit. Tërheqje e mbështetjes për presidentin nga mbështetësit e “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike” – këtë e tregon sondazhi i fundit i agjencisë sociologjike “Trend”.
9% e të anketuarve vlerësojnë pozitivisht punën e deputetëve, 82% kanë vlerësim negativ. 26% janë të kënaqur me punën e qeverisë së përkohshme. Presidenti Rumen Radev miratohet nga 42 për qind e të pyeturve, 46 për qind janë të pakënaqur me të.
GERB mbetet forca e parë politike me 25.8% të preferencave. “Po e vazhdojmë ndryshimin” janë të dytat me 19.2%, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) është e treta me 11.6%. Pasohet nga “Vëzrazhdane” me 11.3%. Partia Socialiste Bullgare (BSP) ruan vendin e pestë me 9%. Së fundi, janë “Bullgaria Demokratike” me 7,3% dhe “Ngritja Bullgare” me 4%.56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..