Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Evropa përfshin në listën e zezë 200 individë dhe persona juridikë të rinj rusë

Foto: EPA/BGNES

Ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së arritën një marrëveshje në parim për të vendosur sanksione ndaj afro 200 personave fizikë dhe juridikë rusë. Sanksionet do të prekin edhe mediat ruse, të cilat “helmojnë hapësirën publike me dezinformata të vazhdueshme”, sipas fjalëve të Josep Borel. Përfaqësuesi i lartë evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë tha gjithashtu se është rënë dakord që buxheti i BE-së për mbështetjen ushtarake të Ukrainës të rritet me 2 miliardë euro dhe, nëse është e nevojshme, të plotësohet me 3.5 miliardë euro të tjera.

Paketa e nëntë e sanksioneve të BE-së vjen në mes të sulmeve ajrore ruse në vazhdim mbi sistemet e ngrohjes dhe furnizimit me ujë të Ukrainës në fillim të dimrit të ftohtë. Ai përfshin gjithashtu masa ekonomike - vendosjen e një embargoje për investimet në sektorin minerar rus, ndalimin e shitjes së teknologjive me përdorim të dyfishtë për 169 kompani ruse, ngrirjen e aseteve të Bankës së Kreditit të Moskës dhe Bankës “Dalnjevostoçnij”.

Ndërkohë, presidenti Vollodimir Zelenski u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve të G7 që t'i sigurojnë Ukrainës 2 miliardë metra kub gaz natyror, si dhe tanke moderne, raketa me rreze të gjatë veprimi dhe instalime artilerie.

Shtetet e Bashkuara dërguan pajisje energjetike me vlerë 13 milionë dollarë në Ukrainë për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të vendit.

Rusia tashmë po përdor predha dhe raketa të prodhuara 40 vjet më parë, sepse shteroi rezervat e saj të municioneve, thonë nëpunësit e inteligjencës ushtarake amerikane.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari shtyri pushimin nga puna të punonjësve

Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..

botuar më 25-04-01 4.26.MD

Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në plazhin e Varnës për shkak të ndotjes me mazut

Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...

botuar më 25-04-01 3.59.MD

Në rrjetin bullgar të farmacive mungojnë mbi 380 ilaçe

Aktualisht në Bullgari ka mungesë të theksuar të shumë barnave. Nikollaj Kostov - Kryetar i Shoqatës së Pronarëve të Farmacive, theksoi se barnatoreve u mungojnë mbi 380 medikamente. Kostov komentoi se aktualisht po hyjnë në përdorim dy sisteme..

botuar më 25-04-01 11.44.PD