Grupet e përfaqësuara në parlament ruajnë qëndrimet e tyre në lidhje me propozimet e mandatit të parë të projekt-kabinetit GERB-SDS. “Po e vazhdojmë ndryshimin”, “Vëzrazhdane”, “BSP për Bullgarinë” dhe “Bullgaria Demokratike” deklarojnë se nuk do të mbështesin propozimet e kabinetit të prof. Nikollaj Gabrovskit. Forca e tretë parlamentare - DPS - njoftoi se do të mbështeste kabinetin e Gabrovskit. Forca më e vogël parlamentare,“Ngritja Bullgare”, pritet gjithashtu të mbështesë mandatin e parë.
Në parlament tashmë kanë nisur bisedimet joformale për formimin e një kabineti me mandatin e dytë, i cili duhet t'i kalojë partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”, raporton gazetarja e BNR-së, Maria Fileva.
Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Dërgimi i ushtarëve nga ushtritë evropiane në Ukrainë nuk u diskutua. Këtë e siguroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputeti Andrej Novakov, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të sapoformuar në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..