219 janë rastet e reja me koronavirus në Bullgari, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ.
5.13 për qind nga 4272 analizat e kryera janë pozitive, pra rastet aktive në vendin tonë janë 4577.
Janë 387 persona të infektuar në spital, dhe 32 në repartet e kujdesit intensiv.
140 pacientë u shëruan, 5 persona me koronavirus vdiqën dhe 60% e tyre nuk ishin të vaksinuar.
Numri total i vaksinave të administruara gjatë 24 orëve të fundit është 271.
Të gjitha rajonet e Bullgarisë janë të vendosura në të ashtuquajturën “zonë blu” për përhapjen e infeksionit, që nënkupton mungesën e masave kufizuese ndaj objekteve të ndryshme arsimore, sportive dhe tregtare. Megjithatë, rekomandohet mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura, veçanërisht në ambientet mjekësore, transportin publik etj., mbajtja e distancës dhe dezinfektimi i shpeshtë i duarve.GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..