Dhoma Ekonomike Bullgare doli me pozitën për hyrjen e përshpejtuar në eurozonë dhe vënien e euros në qarkullim nga 1 janari 2024. Në qëndrim, organizata joqeveritare thekson se diskutimi për aplikimin e euros është pa mëdyshje e përfunduar dhe u bën thirrje autoriteteve shtetërore që të fillojnë menjëherë një fushatë të gjerë informacioni për procedurat dhe efektet e anëtarësimit në eurozonë. Deputetëve u drejtohet apel për miratimin në kohë të akteve legjislative efektive të nevojshme për anëtarësimin në eurozonë dhe zhvillimin e një politike të kujdesshme fiskale.
Dy vendet tona kanë një rol të rëndësishëm në lidhjen midis Evropës dhe Azisë përmes Korridorit të Transportit Trans-Kaspik. Kjo u deklarua në Tashkent nga Presidenti Rumen Radev gjatë bisedimeve plenare midis delegacioneve të Bullgarisë dhe..
Bullgaria mori pjesë në forumin ndërkombëtar “Rruga Evropiane e Trashëgimisë së Kripës”. Iniciativa u mbajt nga 5 deri më 8 qershor në Minierën Wieliczka pranë Krakovit në Poloni, njoftoi Instituti Kombëtar Arkeologjik me Muze i Akademisë Bullgare të..
Autostrada e ardhshme Rilla nga pika kufitare Gjueshevo deri në Dupnica do të kushtojë rreth 1.5 miliardë euro. Kjo u tha në një takim pune te guvernatori i rajonit Kjustendill me ekspertë, deputetë dhe kryetarë bashkish të rrugës së ardhshme...
Konflikti ushtarak midis Izraelit dhe Iranit kërcënon sigurinë e të gjithë rajonit, tha Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov dhe shprehu shpresën..
Nuk ka ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë për Bullgarinë pas përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, njoftoi Këshilli i Ministrave. Pas sulmeve..
Edicioni i tetëmbëdhjetë i Sofia Pride do të mbahet sot, 14 qershor, në kryeqytet nën sloganin "Ne jemi njerëz, jo propagandë". Me të, organizatorët duan..