Prodhuesit e drithërave nga rajoni i Dobriçit marrin kredi në masë nga bankat për t'u paguar qiratë pronarëve të tokës. Shkak për këtë është mungesa e tregut dhe ruajtja e drithit bullgar në depo. Në vitin aktual ekonomik, kostoja e prodhimit të drithit është pothuajse dyfishuar dhe çmimi i pritshëm i farërave për vitin 2023 është 40% më i lartë. Në të njëjtën kohë, nuk ka treg për prodhimin bullgar - as për grurin, as për misrin, as për lulediellin, thotë kryetari i Unionit rajonal të Kooperativave Bujqësore në Dobriç, Kirill Komitov.
Sipas tij, nuk ka treg dhe askush nuk blen, kurse çmimet e drithit kanë rënë. Sipas Komitovit, në fillim të vitit të ardhshëm pritet që Ukraina të fillojë import edhe të misrit, gjë që do t'i vështirësojë edhe më shumë prodhuesit bullgarë.Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve MiG-29. Periudha maksimale për kryerjen e riparimit të secilit motor do të jetë jo më shumë se nëntë..
Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët..
Metalurgjia, industria e rëndë dhe minerare janë një pjesë e pakthyeshme e zhvillimit të plotë ekonomik të Evropës. Këtë e tha presidenti Rumen Radev me rastin e Ditës së Metalurgut, e cila u shënua në Sofje nën patronazhin e kreut të shtetit. Këtu..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..
Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA...
Protesta para Teatrit Popullor ishte shpallur paraprakisht dhe me këtë rast u angazhuan mbi 60 nëpunës të rendit publik për të ruajtur teatrin. Ministri në..