Bullgaria i bashkohet Deklaratës për një të ardhme digjitale të besueshme, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), njoftoi Ministria e Qeverisjes Elektronike. Gjatë nënshkrimit të dokumentit, zëvendësministri i qeverisjes elektronike Bllagovest Kirillov theksoi se deklarata i kushton një rëndësi të veçantë digjitalizimit, si një proces me efekte të thella dhe transformuese në shoqëri dhe ekonomi. Dokumenti u miratua gjatë seancës përmbyllëse të Komitetit të Ekonomisë Digjitale, që po mbahet në Gran Canaria, Spanjë. Me deklaratën, shtetet angazhohen të punojnë së bashku me të gjitha palët e interesuara për të promovuar një mjedis digjital të sigurt dhe të qëndrueshëm të mbështetur nga një internet i hapur dhe pa pagesë.
Në të njëjtën kohë sot, presidentët e Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillit nënshkruan deklaratën për të drejtat digjitale të të gjithë evropianëve.Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..