Bullgaria i bashkohet Deklaratës për një të ardhme digjitale të besueshme, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), njoftoi Ministria e Qeverisjes Elektronike. Gjatë nënshkrimit të dokumentit, zëvendësministri i qeverisjes elektronike Bllagovest Kirillov theksoi se deklarata i kushton një rëndësi të veçantë digjitalizimit, si një proces me efekte të thella dhe transformuese në shoqëri dhe ekonomi. Dokumenti u miratua gjatë seancës përmbyllëse të Komitetit të Ekonomisë Digjitale, që po mbahet në Gran Canaria, Spanjë. Me deklaratën, shtetet angazhohen të punojnë së bashku me të gjitha palët e interesuara për të promovuar një mjedis digjital të sigurt dhe të qëndrueshëm të mbështetur nga një internet i hapur dhe pa pagesë.
Në të njëjtën kohë sot, presidentët e Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillit nënshkruan deklaratën për të drejtat digjitale të të gjithë evropianëve.Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..