Një urim për Krishtlindjet, një propozim martese apo një lajm për përfundimin e luftës... dhe e gjithë kjo e shkruar në një kartolinë pa zarf dhe pullë dhe e dërguar në një adresë. E kaluara duket se nuk është aq e largët sa mendojmë - na kujton ekspozita "Vernisazhi i kotësisë" e Muzeut Historik Rajonal - Kërxhali, e cila po viziton Muzeun Politeknik Kombëtar në Sofje.
Ekspozita paraqet koleksionin familjar të Katisha Ilievës me 137 kartolina bardh e zi dhe me ngjyra që mbulojnë periudhën nga viti 1913 deri në vitin 1931. Shumica e tyre janë nga koha e Luftës së Parë Botërore (1914-1918) dhe janë dërguar nga fronti – të ashtuquajturat “kartolina ushtarësh”. Me disa të tjera janë dërguar urime për festa si Krishtlindjet, Viti i Ri, Pashkët, festat e emrave, përfundimi i luftës, kurorëzimi i Mbretit Boris III etj.
Vetë kartolinat janë vepra të vogla arti dhe ekspozita është nisma e parë për t'i shfaqur ato pikërisht në këtë dritë. Ato janë një pasqyrim autentik i realitetit historik dhe i përditshmërisë, shijes dhe kotësisë njerëzore, thonë kuratorët. Shumica e eksponateve të përfshira janë nga shtëpi botuese evropiane, duke përfshirë ato nga Polonia, Çekia, Hungaria, Gjermania dhe Franca, por ka edhe nga ato bullgare. Dhe mesazhet në anën e pasme të çdo kartoline të bukur nga një shekull më parë pasqyrojnë shumëllojshmërinë e madhe të ndjenjave dhe përvojave njerëzore që përjetojmë edhe sot.
Ekspozita “Vernisazhi i Kotësisë” po e viziton Sofjen me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Muzeut Politeknik Kombëtar dhe mund të shikohet deri në mars 2023.
Më shumë fakte interesante në lidhje me traditën e kartolinave të Krishtlindjeve në Bullgari dhe atributet e tjera të detyrueshme të festës mund të lexoni në botimin "Kur është ndezur pema e parë me rastin e Vitit të Ri në Bullgari?" nga arkivi i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Libri "Bullgaria mbretërore (1879–1946). Oborri mbretëror bullgar (personalitete, poste, biografi)" me autorë prof. Petër Stoyjanoviç dhe Doc. Ivajllo Shallafov. Botimi luksoz me mbi 650 fotografi, shumica e të cilave botohen për herë të parë, zbulon..
Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora . Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi..
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte)...