Akademiku Nikollaj Denkov, i propozuar për kryeministër nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, i ftoi grupet parlamentare në një takim duke bërë përpjekje për të konverguar qëndrimet për prioritetet kombëtare. Të gjithë formacionet përveç “Vëzrazhdane” iu përgjigjën ftesës.
GERB-SDS deklaroi se nuk do të mbështesë një qeveri me pjesëmarrjen e bashkëkryetarëve të “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov dhe Asen Vasilev, ndërsa DPS ngriti çështjen e arrestimeve në kohën e ish-ministrit të brendshëm Bojko Rashkov, e shpallura nga gjykata si të paligjshme dhe pyeti nëse Kirill Petkov kishte nënshtetësi bullgare kur ishte kryeministër. Dy forcat politike u larguan para kohe nga takimi.
Përfaqësuesit e BSP-së e cilësuan kërkesën për rishikimin e Kodit Zgjedhor si “shqetësuese”.
Deputetët e “Bullgarisë demokratike” panë mundësinë për të formuar një kabinet dhe propozuan bashkim rreth një deklarate politike me prioritete.
Përfaqësuesit e popullit nga “Ngritja bullgare” shprehën qëndrimin se duhet të kërkohet një formulë për formimin e qeverisë.
Pas bisedimeve, Nikollaj Denkov komentoi se shansi për një kabinet të ri nuk është i madh, por ende ekziston.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..