Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të zbukurojmë Pemën e Krishtlindjeve me lodra të punuara me dorë nga... balta

Foto: starinnokarlovo.com

Nuk ka asnjë rregull të saktë se kur të fillojmë të dekorojmë Pemën e Krishtlindjeve. Dhe, sigurisht, nuk ka asgjë më të mirë se dekorimi i pemës me lodra të punuar me dorë. Në të njëjtën kohë të punuara nga... balta.

Vendi ku mund të njiheni me mënyrën e krijimit të tyre dhe të zbuloni vetë sekretet e argjilës nën drejtimin e ekspertes Marija Vasilevska është punëtoria e qeramikës në kompleksin “Starinno Karllovo” (Karllovo e Vjetër). Kompleksi, i vendosur në Bullgarinë Qendrore, bashkon pesë shtëpi emblematike nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare që janë monumente të kulturës. Njëra prej tyre – Hani Buhallov u shndërrua në një “Qendër për zeje dhe tradita kulturore”.

Hani Buhallov

“Në punëtoritë tona secili mund të bëjë diçka me duart e veta, dhe për Krishtlindje ofrojmë kallëpe të veçanta të cilët shfrytëzohen për të prerë nga balta forma të ndryshme të dëshiruara - shpjegon Marija Vasilevska. – Kjo është një nga metodat më të thjeshta, më të zakonshme dhe të arritshme të punës. Përdoren lloje të ndryshme balte dhe pjekja bëhet në furra zjarrduruese. Vizitorëve nuk u kërkohet të kenë aftësi të veçanta, vetëm dëshirë dhe më shumë përpjekje.”

Sidoqoftë, mjeshtëria e vërtetë është e dukshme në detaje. Figurinat e ndryshme të mjeshtres Marija - engjëjt, kambana të vogla, burrat e dëborës, drerët, flokët e borës, yjet - janë bërë jashtëzakonisht saktë, dhe vizatimi mbi baltën e butë sigurisht që kërkon një dorë të fortë, aftësi serioze dhe ndjenjën e një krijuesi. Sepse secila prej lodrave është formuar dhe lyer individualisht për të marrë një pamje të përfunduar.

Zejtari e vendos një pjesë të madhe të vetes në prodhimet e punuara me dorë - thotë Marija Vasilevska. - Për sa i përket argjilës, është një material shumë i dobishëm, i lakueshëm, ekonomik, shumë i këndshëm për t’u punuar. Balta e papërpunuar fillimisht kërkon më shumë përpjekje dhe duar të forta për t’u brumosur mirë, pastaj mbështillet në një trashësi të caktuar dhe me butësi dhe kujdes formohen figurat e prera.”

Marija Vasilevska gjithashtu punon në një rrotë autentike poçari, mbi të cilën ajo skalit kambanat e shkëlqyera. Dhe ja se si zejtarja sjell frymën e Krishtlindjes në krijesat e saj:

“Unë krijoj një atmosferë - ndez një qiri, luaj muzikë të këndshme për Krishtlindje dhe përdor ngjyrat që janë karakteristike për festën e Krishtlindjeve - të bardhë, jeshile, të kuqe, argjend dhe ari - për të dekoruar figurinat. Secili prej nesh ka diçka të ngulitur në vete dhe duhet ta zbulojë, dhe ta nxjerrë nga vetja, dhe ta rikrijojë në botën materiale - është e bindur Marija Vasilevska. – Duhet të provohen zanatet e ndryshme që na kanë ardhur nga kohërat e lashta dhe duhet t’i mbrojmë dhe t’i ruajmë. Kur një person fillon të krijojë, qoftë pikturë, qepje, thurje, ky proces krijues nxjerr më të mirën tek ai. Kur një njeri përpiqet dhe gjen të tijën, ai ushqen shpirtin e tij.”

Çdo artikull i krijuar nga duart e zota të mjeshtrve të sotëm në Hanin Buhallov nuk është thjesht një aksesor, një objekt, një blerje e bukur. Është një gjendje shpirtërore, një magji mahnitëse që bën gjithmonë të kthehesh në Karllovo.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: starinnokarlovo.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD

Esther Willems - një koreografe nga Haga, sipas së cilës shpirti i bullgarit është i injektuar në valle

Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..

botuar më 24-09-20 7.35.PD
Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv po ndihmon në ringjalljen e zanatit të lashtë të punimeve të paendura

Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..

botuar më 24-09-07 10.10.PD