Natën e së hënës, Rusia lëshoi 35 dronë të prodhuar nga Irani nga brigjet e detit Azov. Mbrojtja ukrainase rrëzoi 30 prej tyre, 9 - të neutralizuar mbi Kiev. Gjatë gjithë natës, raketa dhe topa rusë bombardonin rajonin e Dniepropetrovskut, raportoi UNIAN.
Zyra e presidentit ukrainas publikoi video-fjalimin e Volodimir Zelenskit, i cili duhej të transmetohej, para ndeshjes finale të Kupës së Botës në Katar. Më herët, CNN raportoi se federata botërore e futbollit FIFA i ka refuzuar Zelenskit të lëshojë apelin e tij për paqe. Në video-mesazhin, Zelenski propozon të organizohet një takim botëror në dimër për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. “Stadiumet dhe tribunat boshatisen pas ndeshjes. Dhe pas luftës, qytetet mbeten bosh. Për këtë arsye, luftërat duhet të dështojnë, dhe paqja duhet të jetë kampione”, thuhet në fund të fjalimit.
Udhëheqësi rus Vladimir Putin do të bëjë një njoftim në javën e re, sipas mediave shtetërore ruse. "Ne presim deklarata të rëndësishme," tha Pavel Zarubin, drejtuesi i emisionit "Moska. Kremlini. Putini" në eterin e televizionit shtetëror. Pritet që njoftimi të pasojë vizitën e Putinit në Bjellorusi më 19 dhjetor dhe takimin vjetor të zgjeruar të kolegjiumit të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili do të kryesohet nga Putin.Kina ka ndaluar importin e deleve, dhive, shpendëve dhe kuajve nga vendet afrikane, aziatike dhe evropiane. Ndalimi nga importuesi më i madh i mishit në botë prek Ganën, Somalinë, Katarin, Kongon, Nigerinë dhe Tanzaninë, Egjiptin, Palestinën, Pakistanin,..
Përfitimet për Bullgarinë nga hyrja e plotë në Shengen vlerësohen në mbi 800 milionë euro në vit. Më të mëdha ato do të jenë për prodhuesit dhe eksportuesit. Por ndërkohë që presim këtë efekt makroekonomik, përfitimet tashmë po ndjehen nga bizneset e vogla...
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh Cveti Radevës , drejtuese e emisionit folklorik "A mund të ndalohen këngët" në programin "Horizont"...
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..