Në ndërtesën e Radios Kombëtare Bullgare do të hapet ekspozita fotografike “Biseda për luftën” në lidhje me 300 ditët nga fillimi i konfliktit ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës. Pamjet në ekspozitë tregojnë momentet e para të refugjatëve ukrainas në Bullgari. “Me këto pak më shumë se 30 foto, doja të vendos temën e luftës dhe atë që ne të gjithë bëjmë. Çfarë mendojmë për luftën dhe për të ardhmen tonë”, tha për BNR – Radio Sofje iniciatorja e ekspozitës, Joana Terzieva.
Ekspozita “Biseda për luftën”, e cila mund të shihet deri më 29 dhjetor, realizohet me mbështetjen financiare të Byrosë për Çështjet Arsimore dhe Kulturore të Departamentit Amerikan të Shtetit, Qendrës Ndërkombëtare “Meridian”, Radios Kombëtare Bullgare dhe “Bulfoto”.
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..