Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me furnizimet nga Turqia, Bullgaria do të diversifikojë plotësisht gazin e importuar

Foto: EPA/BGNES

Para fundit të vitit do të përfundojnë negociatat me Turqinë për furnizimin me gaz, tha për Nova TV ministri në detyrë i energjisë Rosen Hristov. Ai pret që kontrata për përdorimin e rrjetit turk të transmetimit të gazit të jetë të paktën 13-vjeçare. Përmes terminaleve turke të gazit të lëngshëm pritet të shpërndahen rreth 1 miliard metër kub gaz  nga SHBA-ja dhe Norvegjia.

Bullgaria do të importojë 30 për qind të vëllimeve vjetore të gazit të përdorur përmes Turqisë. Ne blejmë 30 për qind të tjera nga Greqia dhe pjesën tjetër nga Azerbajxhani, saktësoi ministri. Ky është një diversifikim që do t’i bëjë furnizimet më të sigurta, tha Hristov. Ai shpreson se me tavanin e miratuar nga BE për çmimet e gazit prej 180 euro për megavat orë, çmimet e bursës do të fillojnë të bien.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 prillin 2025

Të premten , vranësirat do të shtohen përsëri, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në vende të izoluara në Bullgarinë Lindore, ndërsa natën e së shtunës në pjesën tjetër të vendit. Temperaturat minimale do të..

botuar më 25-04-10 7.35.MD

Bullgaria kthen në Liban eshtrat e atentatorit nga “Sarafovo”

Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti terrorist u krye në Aeroportin “Sarafovo” - sulmi më vdekjeprurës kundër izraelitëve jashtë që nga viti..

botuar më 25-04-10 6.09.MD

U neutralizua një kanal për trafikim të emigrantëve të paligjshëm që ka operuar që nga viti 2022

Në një operacion të specializuar policor më 7 prill, Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar neutralizoi një kanal për ndihmën dhe kalimin përmes territorit të Bullgarisë të emigrantëve të paligjshëm. U arrestuan tre persona – organizatori..

botuar më 25-04-10 3.13.MD