Të mërkurën temperaturat minimale do të nisin nga -5° në qytetin Veliko Tërnovo të Bullgarisë Veriore, deri në 0° në qytetin Sandanski të Bullgarisë Jugperëndimore. Në kryeqytet do të jetë -4°. Deri në mesditë në shumë rajone kryesisht në fusha dhe lugina do të ketë mjegull. Temperaturat maksimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje rreth 7°.
Mbi Detin e Zi do të mbajë mot me diell. Para mesditës vende-vende do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat maksimale do të jenë 7-9°. Uji i detit është 10-11°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.
Me diell do të jetë edhe në zonat malore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë deri në 9°, në 2000 m do të jetë 4°.
Të enjten moti do të mbetet i pandryshuar.
Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një konferencë për shtyp Prokurorja e Qarkut të Sofjes, Natalija Nikollova. Ajo tregoi se u kontrolluan 13..
Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të..
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros..