Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza politike dyvjeçare nuk ngjall optimizëm

Foto: rctrend.bg

Në një ngërç politik, prej muajsh jemi dëshmitarë të stresit politik dhe dialogut të ndërprerë. Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878 në historinë e Bullgarisë nuk ka ndodhur kurrë që në 24 muaj të ketë 5 zgjedhje radhazi, tha doktori Pllamen Rusev, kryetar ekzekutiv i Fondacionit “Webit”.

Në forumin “Powers Summit” të organizuar nga fondacioni në Sofje, Agjencia “Trend” njoftoi një sondazh që tregon se 57 për qind e bullgarëve besojnë se jeta ishte më e mirë përpara ndryshimeve. Vetëm 29 për qind presin që jeta në vend të përmirësohet. I vetmi grup optimist është tek të rinjtë nga 18 deri në 29 vjeç. 68 për qind nuk ​​janë të kënaqur me të ardhurat e tyre. Vetëm 11 për qind thanë se mund të kursejnë, dhe mbi 46 për qind po shpenzojnë tashmë nga kursimet e tyre.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

130 km/orë shpejtësia maksimale në autostrada

Shoferët duhet të ngasin me një shpejtësi maksimale prej 130 km/orë në autostrada - dhjetë më pak se shpejtësia aktuale e lejuar, vendosën deputetët e Komisionit parlamentar për Transportin, duke miratuar ndryshimet në Ligjin për Trafikun Rrugor në..

botuar më 25-04-10 11.06.PD
Foto: Përfaqësia e KE-së në Bullgari

Komisioni Evropian i dorëzon një çmim përkthimi nxënëses së klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova

Nxënësja bullgare e klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova, është mes 27 fituesve të konkursit të 18-të evropian të përkthimit për nxënësit e shkollave të mesme Juvenes Translatores, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Përkthime me Shkrim..

botuar më 25-04-10 6.05.PD

Parashikimi i motit për 10 prillin 2024

Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..

botuar më 25-04-09 7.35.MD