Nëse është e nevojshme, shteti mund të marrë kontrollin e rafinerive të naftës në Bullgari. Kjo u pranua nga deputetët me lexim të parë. Sipas ndryshimeve, kontrolli do të bëhet nga ministri i еkonomisë, i cili do të ketë të drejtën të emërojë një drejtues të posaçëm tregtar në kompaninë përkatëse të përpunimit të naftës. Propozimi i “Bullgarisë Demokratike” parashikon që drejtori i posaçëm tregtar të caktohet për një periudhë prej më shumë se gjashtë muajsh, pa të drejtën e drejtimit të pasurisë së kompanisë. Drejtori i posaçëm tregëtar do të vendoset nëse rafineria shkel rregullat e BE-së, të OKB-së ose ka gjasa të ndalojë prodhimin. "Na krijohet përshtypja se aktualisht ka një krizë që vështirë se mund të kontrollohet dhe kjo po bëhet për të ndëshkuar Rusinë duke marrë pronën e saj," komentoi Dragomir Stojnev nga BSP. Importuesit theksuan se nuk bëhej fjalë për ndryshim pronësie.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..