Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pritet një vizitë e presidentit ukrainas në Uashington

Foto: Reuters

Më 21 dhjetor, presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski do të vizitojë Shtetet e Bashkuara, njofton CNN, duke cituar dy burime të saj, një nga Policia Metropolitane. Pritet që ai të takohet në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Joe Biden.

Sipas REUTERS, Zelenski gjithashtu mund të mbajë një fjalim në Kapitol. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi u kërkoi të gjithë ligjvënësve që të jenë të pranishëm të mërkurën mbrëma në Kongresin Amerikan. Vizita përkon me synimin e administratës presidenciale për të dërguar një paketë të re ndihme ushtarake në Kiev në vlerë prej 1.8 miliardë dollarësh. Pritet që Pentagoni të dërgojë një bateri të mbrojtjes ajrore “Patriot” në Ukrainë, si dhe bomba ajrore të drejtuara shumë të sakta - JDAM - Joint Direct Attack Munition. Në fund të vitit, si pjesë e diskutimit të buxhetit federal, Kongresi do të miratojë gjithashtu ndarjen e 44.9 miliardë dollarëve ndihmë për Ukrainën në vitin 2023.

Vizita do të jetë dalja e parë e Zelenskit nga Ukraina që nga fillimi i agresionit rus. Vizita nuk është konfirmuar zyrtarisht, pasi për arsye sigurie është e mundur një ndryshim në orarin e planifikuar, tha një nga burimet.

Presidenti francez Emmanuel Macron në një intervistë për televizionet TF1 dhe LCI njoftoi se Parisi do t’i dërgojë Ukrainës armë të reja vetëlëvizëse Cezar me rreze të gjatë 155 mm. Macron shtoi se bateritë e mbrojtjes ajrore Crotale tashmë u dërguan.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sergej Stanishev

Sergej Stanishev kandidon për lider të Partisë Socialiste Bullgare (BSP)

Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për shtyp në BTA, Stanishev tregoi se ai "po hyn në garë" me kandidatët e tjerë për të kthyer "kuptimin dhe..

botuar më 25-01-24 3.27.MD
Martin Dimitrov

Opozita akuzoi kabinetin për bojkotimin e pranimit në Eurozonë

Në një deklaratë parlamentare në emër të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, deputeti Martin Dimitrov deklaroi se veprimi i parë i qeverisë së re është sabotimi i hyrjes së Bullgarisë në Eurozonë. "Bullgaria plotëson të gjitha..

botuar më 25-01-24 12.01.MD
Hristijan Mickoski

Kryeministri maqedonas sulmoi sërish Bullgarinë, por ankohet se nuk ka dialog

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski deklaroi se çështja maqedonase nuk është e mbyllur sepse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që të drejtat e personave me identitet maqedonas në Bullgari nuk respektohen. Fjalët e tij për median..

botuar më 25-01-24 10.47.PD