Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, pak më të larta do të jenë përgjatë Detit të Zi. Në Sofje do të jetë rreth minus 2°. Deri në mesditë, kryesisht në Rrafshinën e Danubit do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të rriten në 7-12°, në kryeqytet rreth 9°. Vlerat më të ulëta do të mbeten në zonat me mjegull.
Temperaturat maksimale përgjatë Detit të Zi do të jenë 9-10°. Uji i detit është 10-11°. Lëvizja e detit do të jetë deri në 2 ballë.
Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 11°, në 2000 m deri në 5°.
Ditën e premte do të ngrohet me edhe 1-2°, nuk do të ketë reshje.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..