Studentët bullgarë po mbeten seriozisht prapa bashkëmoshatarëve të tyre evropianë, paralajmëron studimi i radhës i jashtëm. Gati 50% e të rinjve në vendin tonë të moshës 16-19 vjeç nuk kanë aftësitë bazë për të mësuar në mjedisin digjital, sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian për arsimin dhe trajnimin në vendet anëtare. Ky është një nga treguesit më të ulët në BE (mesatarisht 69%). Nga ana tjetër, nxënësit bullgarë kanë numrin më të vogël të orëve mësimore gjatë vitit dhe pushimet më të gjata në BE.
Përveç kësaj, fëmijët që largohen para kohe nga sistemi arsimor, po vazhdojnë të jenë më shumë se vlerat mesatare për BE-në. Për të mos përmendur që vetëm një e treta e bullgarëve të moshës 25 dhe 34 vjeç kanë arsim të lartë - sipas këtij treguesi, ne përsëri mbetemi prapa vlerave mesatare për Unionin prej 41%.
“Ky raport nuk na habit, sepse shohim të njëjtat përfundime për disa vite me radhë”, thotë Zllatka Dimitrova, eksperte për politikat arsimore në Shoqatën “Arsimi Bullgaria 2030”, duke shtuar se të dhënat alarmante konfirmohen nga PISA. Sipas programit ndërkombëtar të vlerësimit, pothuajse gjysma e studentëve bullgarë nuk zotërojnë aftësitë më elementare në kuptimin e të lexuarit, matematikën dhe shkencat natyrore. “Kjo do të thotë se pothuajse dy herë më shumë fëmijë në vendin tonë mbeten prapa sipas këtij treguesi krahasuar me vlerat mesatare për BE-në”, thotë Dimitrova.
Si një problem serioz ajo veçon braktisjen e hershme të shkollës, por edhe mbulimin e dobët të fëmijëve të moshës parashkollore dhe mbi të gjitha mungesën e mësimdhënies dhe të nxënit cilësor:
“Pavarësisht nëse fëmijët tanë kalojnë më pak kohë në shkollë apo jo, ata nuk e marrin atë kualitet arsimor që marrin fëmijët në disa vende evropiane dhe kjo shihet nga rezultatet”, thotë Dimitrova. - Ne gjithmonë kemi insistuar që politikat tona arsimore të fokusohen në trajnimin e vetë mësuesve, në kualifikimin e tyre dhe veçanërisht gjatë përgatitjes së tyre në universitet. Për momentin ajo mbetet mjaft konservatore dhe teorike. Rekomandojmë që trajnimi i tyre të orientohet drejt më shumë praktikave, veçanërisht në zonat rurale dhe në shkollat me fëmijë me status të ulët social dhe ekonomik”.
Sipas një studimi të Institutit për Kërkime Arsimore, pandemia dhe kalimi masiv në mësimin online kanë pasur një ndikim të keq në motivimin dhe rezultatet e gati 50% të studentëve bullgarë. Por pavarësisht debatit publik, raporteve dhe paralajmërimeve nga jashtë, vitet e fundit sistemi arsimor bullgar është në gjendje të rëndë. Ndërrimi i vazhdueshëm i qeverive dhe mungesa e dëshirës për të marrë përgjegjësi për reformën e sektorit po flasin vetë:
“Është pikërisht ky kaos politik që çon, për mendimin tim, në një ngërç të reformës që nisi me futjen e ligjit të ri për arsimin parashkollor dhe shkollor. Kjo reformë filloi me entuziazëm dhe me miratimin e masave që do të përmirësoheshin gjatë këtyre viteve. Por krahas pasigurisë politike, vëmë re se si disa kabinete nuk kanë vizion dhe nuk ndajnë të njëjtat synime të reformës, vërehet një bredhje në masat dhe fokusin e tyre, që çon në amulli. Nuk dua të shpjegoj nëse kjo ndikon në rezultatet e nxënësve tanë, por është fakt se ka një vonesë serioze sa i përket reformës”, përfundon Zllatka Dimitrova.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: pixabay, BGNES, arkiv
Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..
8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..
Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..