Një ekspozitë tematike e pazakontë mund të shihet në Muzeun e Artit nga Periudha Socialiste në Sofje. Ekspozita "Fëmija në artin e socializmit" përfshin rreth 90 piktura, grafika dhe skulptura të artistëve bullgarë nga koleksioni i Galerisë Kombëtare. Prezantohen vepra të autorëve të njohur si Aleksandër Zhendov, Ilija Beshkov, Deçko Uzunov, Stojan Venev, Ilija Petrov, Joan Leviev e të tjerë.
Nga veprat duket qartë se tema e fëmijëve në art nuk është lënë pas dore nga propaganda e sistemit totalitar gjatë socializmit në vendin tonë. Fëmijës i janë atribuar role si: “fëmija-hero” dhe “fëmija-viktimë” e luftërave dhe padrejtësive sociale; fëmija si një objekt edhe si subjekt i realitetit të ri shoqëror.
"Sado e çuditshmetë duket, edhe fëmija mund të përfshihet në skemat ideologjike të paradigmave të asaj kohe. Kjo temë është e ndjeshme ndaj ndërhyrjeve ideologjike. Në ekspozitë jemi përpjekur të nxjerrim një imazh universal i fëmijës. Fëmijës i janë caktuar role t ndryshme, ai është vazhdim i punës së baballarëve dhe gjyshërve, një ndërtues (i ardhshëm) i vlerave”, komentoi për BNR-Radio Sofje kritiku i artit Nikollaj Ushtavalijski, zëvendësdrejtor i Galerisë Kombëtare.
Ekspozita mund të vizitohet deri në fund të marsit 2023.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..