Rritja e pagës minimale do të jetë nga 1 janari 2023, deklaroi kategorik presidenti Rumen Radev dhe i dha fund mosmarrëveshjes mes ministrave të qeverisë së përkohshme dhe brenda parlamentit për temën se kur duhet të bëhet rritja.
“Ndërsa nga tribuna po bëhen beteja populiste se kush me propozimin e tij të tërheqë më shumë votues dhe bëhen oferta të çmendura, dje qeveria e përkohshme tashmë po e zgjidh këtë çështje. Do të ketë rritje të pagës minimale nga 1 janari”, tha Radev.
Kujtojmë se zëvendëskryeministri Llazar Llazarov deklaroi se do të ofrojë pagë minimale prej 780 leva (398.81 euro) – 10 leva (5.11 euro) më shumë se synimi fillestar.
Sot Parlamenti do të votojë për mosbesimin ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov. Kërkesa ka të bëjë me dështimin e qeverisë në politikën e jashtme dhe u dorëzua nga partia “Vëzrazhdane” me mbështetjen e deputetëve të “Veliçie” dhe MEÇ, ndonëse vetë..
Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Temperaturat..
Avioni i parë luftarak F-16 për ushtrinë bullgare u ul sot në bazën ajrore “Graf Ignatievo”. Para uljes, ai kaloi pas pistës së rinovuar për avionët e rinj luftarak - e vetmja në vendin tonë e përshtatshme për këtë lloj avionësh, si një..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi..
Përmirësimi i rrjetit rrugor kërkon rreth një miliardë euro në vit, në vazhdim të 10 viteve. Para BNR-së, Jasen Ishev, kryetar i Sindikatës Shkencore dhe..