Një ditë para Krishtlindjeve, njerëzit në nevojë morën pako bujare me produkte ushqimore nga këngëtarët, nismëtarë të fushatës “Ji Njeri”. Në këtë fushatë morën pjesë dhjetëra donatorë, të cilët arritën të lumturojnë mbi 50 persona, që jetojnë vetëm, dhe familje të varfra në Bansko. Një prej bamirësve ka siguruar kondicionerë për një familje të moshuar dhe do të paguajë faturat e energjisë elektrike gjatë gjithë dimrit.
Në Pleven, studentët organizuan një pazar bamirësie tre-ditore me suvenirë të punuar me dorë nga njerëzit në qendrat sociale. Fondet e grumbulluara do të mbështesin institucionet sociale.
Kolendarët nga fshati Elenovo i Nova Zagorës vendosën që mjetet e mbledhura nga këndimi i këngëve nëpër shtëpi t'i dhurojnë nismës "Krishtlindjet Bullgare" ose ndonjë kauze tjetër të mirë.
Falë fushatës komunale "Dhurata nga zemra" në Burgas, mbi 500 fëmijë me aftësi të kufizuara dhe të pafavorizuara morën dhurata për Krishtlindje. Në edicionin e njëmbëdhjetë të fushatës, këtë vit, morën pjesë më shumë se 100 donatorë, ndërsa dhuratat u zgjodhën sipas listës së përgatitur nga fëmijët.
Në Dobriç, 120 të moshuar, familje jashtëzakonisht të varfra dhe persona me aftësi të kufizuara morën donacione, falë iniciativës së Klubit të Valleve Popullore “Korrësit” dhe Fondacionit “Zemra e Mëshirshme”. Në grumbullimin e produkteve ushqimore, të cilat arritën një ton, morën pjesë edhe tre shkolla të qytetit, si dhe qindra vullnetarë, të cilët morën pjesë edhe në shpërndarjen e pakove. Fushata “Buka e përbashkët” organizohet për të katërtin vit radhazi, ku sasia e produkteve ushqimore të grumbulluara dhe numri i pjesëmarrësve po rritet vazhdimisht.Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..