Në territorin e rajonit të Dobriçit, rreth 1000 refugjatë ukrainas po përgatiten të mirëpresin Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, me mbështetjen e Kryqit të Kuq Bullgar, njoftoi BTA. Organizata ka shpërndarë produkte ushqimore, ëmbëlsira, batanije dhe paketa higjienike individuale dhe familjare në të gjitha objektet që strehojnë qytetarët ukrainas.
Për momentin në një nga hotelet në Ballçik qëndrojnë rreth 90 refugjatë, kryesisht gra me fëmijë dhe të moshuar, të cilët në vend të 7 janarit, me dëshirë të tyre do t'i festojnë Krishtlindjet më 25 dhjetor, sipas kalendarit të kishës bullgare.
Një tjetër hotel, në fshatin turistik Kranevo, aktualisht ka grumbulluar mbi 120 refugjatë, kryesisht nëna me fëmijë, në mesin e tyre ka edhe rreth dhjetë fëmijë që janë pa prindërit e tyre, dhe shumica prej tyre janë akomoduar që nga prilli. Ata erdhën nga Herson, Harkov, Dnipro, dhe nga mesi i tetorit – edhe nga Zaporozhie. Ka edhe nga Bahmuti dhe Odesa.Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..