Në mëngjesin e 25 dhjetorit, një alarm ajror u shpall në të gjitha rajonet e Ukrainës, njofton UNIAN. Vollodimir Zelenski paralajmëroi tashmë ukrainasit për sulme të mundshme masive nga pala ruse në ditët rreth festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Sipas agjencisë, në prag të Krishtlindjeve, më 24 dhjetor, forcat ruse sulmuan qendrën e Hersonit. Më shumë se 60 persona u plagosën dhe disa vdiqën.
Tre punonjës ukrainas të shërbimeve të urgjencës u vranë dje në një shpërthim mine gjatë çminimit të pjesëve të rajonit Herson, njoftoi Reuters. Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi në fillim të dhjetorit se rreth 160 000 kilometra katrorë tokë ukrainase duhet të kontrollohen për rreziqe shpërthyese.
Agjencia TASS bënë të ditur se 169 persona, duke përfshirë 21 fëmijë, vdiqën që nga fillimi i luftës në Rajonin Lugansk si rezultat i sulmeve të forcave ukrainase.
Në qendër të Beogradit mbrëmë u mbajt një protestë kundër luftës në Ukrainë. Në mitingun e organizuar nga Shoqëria Demokratike Ruse në Serbi në lidhje 10 muajit nga fillimi i luftës, qytetarët mbanin pankarta me mbishkrime: “Putin, duart poshtë nga Ukraina” dhe “Ndaloni luftën, ju lutem”, njofton BTA, duke iu referuar agjencisë Beta. Sipas të dhënave zyrtare, në Serbi ka rreth pesë mijë refugjatë ukrainas, prej të cilëve rreth 800 janë fëmijë.
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..