Mbrëmjen e 25 dhjetorit do të mbahet spektakli tradicional i bamirësisë “Krishtlindja bullgare” nën patronazhin e presidentit dhe bashkëshortes së tij. Nisma bamirëse mbahet për të 20-tin vit radhazi dhe këtë herë do të ketë në fokus mbështetjen e fëmijëve me sëmundje të rralla gjenetike dhe do të sigurojë pajisje të teknologjisë së lartë për pavijonet dhe klinikat e fëmijëve në vend.
Koncerti me pjesëmarrjen e artistëve, muzikantëve, sportistëve dhe gazetarëve të shquar fillon në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Radion Kombëtare Bullgare. Gjatë koncertit, fëmijët e mbështetur nga “Krishtlindja bullgare” do të flasin për shpresat dhe ëndrrat e tyre.
Të premten moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura maksimale nga 33° deri në 38°, në Sofje – rreth 33°. Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë, në orët e pasdites deri mesatare, nga..
Presioni migrator dhe orvatjet për kalim të paligjshëm nëpër kufirin bullgaro-turk janë në rënie, deklaroi para gazetarëve ministri i punëve të brendshme, Daniell Mitov. Sipas tij, krahasuar me vitin 2023, presioni migrator ka rënë me rreth 70%, gjë që..
Dita para votimit të tretë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov, i paraqitur nga “Vëzrazhdane” dhe i motivuar me “dështimin e qeverisë në politikën fiskale dhe zonën euro”, partia “Veliçie” njoftoi se dorëzuan në zyrën e..
Për vitin 2025 parashikohen 1.3 milionë euro për zbatimin e Programit për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare nga Shqipëria, Serbia,..
Komisioni Evropian dha një vlerësim pozitiv për Planin e ndryshuar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë. Në të u përfshi një kapitull i..
Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare dhe Drejtoria e Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar (DANS) po zhvillojnë një aksion në Sofje..