Para dhe pas pandemisë, kjo është mënyra me të cilën ne vazhdojmë të përcaktojmë nëse viti turistik ka qenë i suksesshëm apo jo. Viti 2019, një vit para Covid-19, konsiderohet si një nga më produktivët në industri. Por çfarë ndodhi në vitin aktual 2022 dhe heqja e masave sanitare kufizuese a solli fluksin e dëshiruar turistik drejt dhe nga Bullgaria? Dhe për më tepër - si ndikoi agresioni rus në fqinjësinë, krizën energjetike dhe inflacionine furishëm?
Kaotik dhe i paparashikueshëm – kështu e përkufizon industria vitin 2022, si efekt i stresit, rritjes së kostove dhe fitimeve të ulëta. “Por në masë të madhe jemi kthyer në vitet më të mira, para pandemisë”, - thotë Rumen Draganov nga Instituti për Analizë dhe Vlerësim të Turizmit. Sipas tij, turizmi bullgar aktualisht është 15 për qind më i ulët se nivelet e vitit të “lakmuar” 2019, që është një rezultat i mirë. Rimëkëmbja e plotë e industrisë pritet të ndodhë deri në vitin 2024.
Çfarë viti turistik po përcjellim?
“Në përgjithësi, turizmi bullgar nuk ka pasur vit të lehtë në gjithë historinë e tij – thotë Rumen Draganov. - Kemi pasur vite shumë të vështira, si gjatë Çernobilit ashtu edhe gjatë revolucioneve që ndodhën me djegien e parlamentit tonë në vitet 1990, me krizat e mëvonshme financiare në 1998 dhe pas kësaj etj. Pra jemi sërish në një situatë tjetër ku jemi dukekapërcyer një krizë apo jemi dukepunuar në kushte të pasigurta. Por ajo që arritëm të shikonimështë se në vitin 2022 patëm turistë të kënaqur jo vetëm me kushtet, por edhe me cilësinë e shërbimit, që ishte në një nivel shumë të lartë. Gjatë viteve të pandemisë, bizneset që nuk mundën të përballonin situatën komplekse u larguan nga tregu. Ata që u mbështetën në forcën e tyre dhe jo në shtetin për të ecur përpara dhe për të krijuar një produkt cilësor mbijetuan. Disa prej tyre madje tejkaluan arritjet që kishin në 2019-ën.”
Lufta nuk ka ndikuar ndjeshëm mbi industrinë në vitin sfidues 2022, tregjet tona tradicionale nga BE-ja po rikuperohen me sukses, interesi për rrugët kulturore dhe historike në një mjedis urban po rritet, raporton industria. Në muajt tetor dhe nëntor vihet re një rritje e madhe e turistëve europianë për turizmin kulturoro-njohës dhe atë të fundjavës.
Ishte një vit sfidues, por Bullgaria ia doli mirë. Konstantin Zankov, konsulent dhe sipërmarrës turistik, ndan këtë mendim. Sipas tij, lufta në vendin fqinj ka pasur ndikim në udhëtimet e planifikuara, por ishte kryesisht për turistët nga tregjet e largëta, si për shembull Azia:
“Sepse imagjinoni kur një japonez apo kinez shikon Bullgarinë në hartën e botës dhe sheh se ku është Ukraina, për të distanca është disa centimetra dhe kjo e shqetëson. Prandaj, ka ende një rënie të këtyre udhëtimeve në pjesën tonë të Evropës. Nga ana tjetër, turizmi konvencional, si balneo, spa, deti dhe të gjitha format rekreative të rekreacionit në vendin tonë, u zhvillua shumë mirë këtë vit! Por ka ende shumë për të dëshiruar në nivelin e marketingut të destinacionit Bullgari. Për mendimin tim, duhet t'i kushtojmë më shumë vëmendje kanaleve dixhitale për reklamimin e vendit tonë. Sepse është mirë të dimë konkretisht se drejt kujt duhet ta “shënjestrojmë” produktin tonë. Është e rëndësishme të jemi online për të pasur turizëm në katër sezone”, - tha si përfundim Konstantin Zankov.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: BGNES, arkiv
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..