Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çdo kryetar shteti lë gjurmë në fjalimin e Vitit të Ri drejtuar kombit

Në minutat para mesnatës, njerëzit presin sinqeritet nga presidenti

Fjalimet e krerëve të shteteve të botës për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri janë një traditë që zgjat më shumë se 8 dekada, e nisur nga mbreti britanik George V në vitin 1932. Mbretëresha Elizabeth II bëri fjalimin e saj të parë për Krishtlindjet, e transmetuar në radio në 1952 dhe në televizion në 1957. Në vendin tonë, ideja për të pasur një fjalim të Vitit të Ri drejtuar popullit daton që në kohën e monarkut të parë bullgar pas Çlirimit (1878), Princit Aleksandër I Batenberg. Ai ka menduar se në këtë mënyrë do t'i jepte një shije evropiane festës. Për këtë qëllim, u lëshua një manifest i veçantë princëror, i lexuar nga një lajmëtar dhe më vonë u shtyp në një poster të veçantë.

Urimin më të gjatë të Vitit të Ri për bullgarët e drejtoi kreu i shtetit Todor Zhivkov (nga viti 1971 deri në vitin 1989). Toni në fjalët e tij ishte gjithmonë pozitiv dhe madje i gëzuar, në dallim të fjalimeve të presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit, Zhelju Zhelev, që ishin mjaft pesimiste dhe të mbushura me trishtim për shkak të tranzicionit shumë të ngadaltë.

Katër presidentët e tjerë bullgarë – Petër Stojanov, Georgi Përvanov, Rosen Plevneliev dhe Rumen Radev, gjithashtu lënë gjurmë në fjalimet e tyre solemne në minutën e fundit të çdo viti. Fjala përmban gjithmonë në vete dëshirat e njerëzve për një vit më të mirë që vjen.

“Gjithmonë krerët e shteteve dhe personat përgjegjës për komunikimin e tyre me qytetarët e kanë pasur parasysh që fjalët që tingëllojnë në mbrëmjen festive dhe gjërat që duhet të theksojnë të kenë lidhje me të shkuarën, por shumë më tepër me të ardhmen, me dhënien e shpresës në momentet kur bota apo situata politike në vendin e caktuar nuk është aq stabile - theksoi ekspertja e protokollit Maria Kasimova-Moase në një intervistë për Radio Bullgarinë.

Maria Kasimova-Moase

Përveçse është gazetare dhe shkrimtare, Kasimova i njeh mirë veçoritë e protokollit shtetëror dhe komunikimit me njerëz në nivele të ndryshme shoqërore. Si një specialiste që organizon gjithashtu trajnime speciale për këtë temë, ajo vuri në dukje elementin thelbësor të një fjalimi, pavarësisht nëse ai u drejtohet miqve, kolegëve apo shërbimit në nivel shtetëror:

Pavarësisht karakterit të tij, fjalimi duhet të jetë i sinqertë. Njerëzit janë të zhgënjyer dhe të gënjyer në vazhdim të shumë kohe, dhe shqisat e të gjithëve tashmë janë aq të mprehta sa që edhe nëse dikush fsheh pak nga e vërteta, ne e ndiejmë atë - shpjegon Kasimova. - Është mirë që fjalimi të ndërthuret me shembuj dhe situata të afërta me njerëzit. Askush nuk i beson më deklarata dhe slogane si “le të bëjmë”, “le të jemi” e të tjera. Njerëzit duan të ndiejnë se ajo që dëgjojnë është përjetuar, ata gjithashtu duan të jenë në gjendje ta imagjinojnë.

Nëse ajo duhej të hartonte fjalimin e kreut të shtetit për Vitin e Ri, Maria Kasimova do të nënvizonte disa pika:

“Këtë vit, duhet të përmendet lufta në Ukrainë, sepse mendoj, për fat të keq, kjo është ngjarja e vitit. Është e pamundur të mos përmendet përçarja në shoqërinë bullgare, si dhe dalja nga kriza Covid, pasojat e së cilës do t'i vuajmë në të ardhmen. Sa për të ardhmen - në një fjalim prej tre faqesh, ajo duhet të zërë pjesën më të madhe. Do të ishte mirë që hyrja në Vitin e Ri të shoqërohej me optimizëm dhe shpresën e nevojshme, e cila mungon në vendin tonë dhe globalisht. Mungesa e shpresës është ndoshta arma më e fuqishme që vetë njerëzit e përdorin kundër vetvetes”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD