286 janë të sapoinfektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve u rrit me 213 nga një ditë më parë. Mbi 60.8% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 8.1% e 3525 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6% të treguesit të enjten, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u ul me 135 në 3828. 80 të infektuar u shtruan në spitale. 65 nga të sapopranuarit ose 81.25% nuk janë të vaksinuar. Numri i të shtruarve u rrit me 11 në 358. Janë 32 të infektuar në terapi intensive.
Gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh vdiqën 7 persona me Covid të konfirmuar. Të gjithë personat e vdekur nuk ishin imunizuar. Të enjten u shëruan 414 veta. Janë administruar 198 vaksina.Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°C, përgjatë bregdetit të Detit të Zi – ndërmjet 14 dhe 18°C, ndërsa në Sofje – rreth 9°C. Në rajonet lindore skajore, para mesditës do të ketë vranësira të ulëta, ndërsa në disa zona të..
Bullgaria do t'i bashkohet murit të dronëve që Bashkimi Evropian planifikon të krijojë së shpejti përgjatë kufijve të saj lindorë. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, konfirmoi sot në Veliko Tërnovo lajmin që u njoftua nga zëdhënësi i Komisionit..
Bullgaria nuk do ta ndryshojë sistemin dhe politikën e saj tatimore. Kjo u deklarua në Veliko Tërnovo nga Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova në lidhje me përfundimet e misionit të fundit të rregullt të Fondit Monetar Ndërkombëtar në vendin tonë..
Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore..
Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes..
Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u..