Kryeqyteti feston sot 145 vjetorin e Çlirimit nga sundimi osman. Më 4 janar 1878, pas një sërë betejash në kuadër të Luftës Ruso-Turke (1877-1878), njësitë ushtarake ruse nën komandën e Gjen. Josif Gurko hynë si fitimtarë në qytet, tregon Muzeu Historik Rajonal i Sofjes. Në kishën "Sveta Nedelja" /“Shën e Diela”/, atëherë "Sveti Kral", në prani të Gurkos, u mbajt një varrim në kujtim të të vdekurve dhe një lutje për çlirimin e qytetit.
Në ditën kur Sofja feston përvjetorin e saj historik, banorët e Sofjes u japin nder diplomatëve evropianë të cilët, në vitin 1878, ndihmuan në ruajtjen e qytetit. Natën e 3 janarit, kur Sofja priste hyrjen e ushtrisë ruse, para se të largohej nga qyteti, komandanti turk Osman Nuri Pasha lëshoi urdhër për djegien e Sofjes. Zëvendëskonsujt e Francës dhe Italisë - Konti Léandre François René le Gay dhe Vittorio Positano deklaruan kategorikisht se do të qëndrojnë në qytet në shenjë solidariteti me popullsinë vendase. Atyre iu bashkuan zëvendëskonsulli austro-hungarez Josef Waldhart dhe kryerabini i qytetit, Gabriel Almosnino. Veprimi i guximshëm i diplomatëve çoi në anulimin e urdhrit për djegien e Sofjes.
Me rastin e përvjetorit, sot në orën 10:00 në kishën metropolitane “Shën e Diela” në kryeqytet do të mbahet një lutje falënderuese në kujtim të luftëtarëve të vdekur.
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..