Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të gjitha partitë pa “Vëzrazhdane” bënë thirrje për formimin e qeverisë

Foto: BGNES

Partitë parlamentare bënë deklarata politike në seancën e parë të Kuvendit Popullor në vitin 2023.

GERB beson se nuk u shfrytëzua një mundësi e mirë për zgjidhjen e krizës politike pasi u refuzua krijimi i qeverisë me mandatin e tyre. Toma Bikov nga GERB kërkoi që në mandatin e tretë të formohet një qeveri “sipas realitetit dhe jo sipas ëndrrave dhe shpresave”.

Në emër të "Po e vazhdojmë ndryshimin", kandidati për kryeministër, akademiku Nikollaj Denkov, i cili mori mandatin e dytë për të formuar një kabinet, tha se parlamenti i 48-të mund të mbijetojë vetëm nëse zgjedh një qeveri të rregullt. Ai u bëri thirrje kundërshtarëve të tij që të shpjegojnë se si e parashikojnë zbatimin e mandatit të tretë për formimin e qeverisë.

Kryetari i DPS-së, Mustafa Karadajë, theksoi se Bullgaria ka nevojë për një qeveri të rregullt të qëndrueshme dhe se mosbesimi i shoqërisë ndaj politikanëve dhe parlamentit nuk mund të zgjidhet me zgjedhje të parakohshme.

Kryetarja e BSP-së Kornelija Ninova bëri thirrje që së pari të sigurohet stabiliteti politik me formimin e një qeverie të rregullt, të shqyrtohen me kujdes kushtet në të cilat të hyjmë në Eurozonë dhe që Bullgaria të mos ndërhyjë në luftën në Ukrainë.

Kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov tha se nga 11 janari do të fillojë mbledhja e nënshkrimeve për mbajtjen e referendumit kundër futjes së euros.

Lideri i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov kërkoi që parlamenti të krijojë një qeveri e cila të mund të bëjë reforma.

Lideri i "Ngritjes Bullgare" Stefan Janev gjithashtu këmbënguli për formimin e një qeverie të re.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të jetë pa shi. Vranësia në pjesën më të madhe të vendit do të zvogëlohet deri me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9° dhe 16°, në Sofje 9°. Temperatura maksimale do të jetë nga 20 deri në 26°, në kryeqytet do të..

botuar më 24-09-20 7.35.MD
Martin Dimitrov (djathtas) dhe Radan Kënev në një konferencë në Asamblenë Kombëtare

PP-DB: Shengeni tokësor mund të vonohet për shkak të një prokurimi publik

Bullgaria mund të humbasë 63 milionë euro nga mjetet evropiane të ndara falas për blerjen e pajisjeve teknike për kontrollin kufitar, të nevojshme për anëtarësimin tonë të plotë në zonën Shengen. Kështu ka paralajmëruar deputeti i PP-DB-së, Martin..

botuar më 24-09-20 5.09.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë deklaroi se nuk do të ketë negociata të reja me Shkupin

Nuk mendoj se toni që Maqedonia e Veriut shfrytëzoi kohët e fundit do ta ndihmojë atë të bëhet një vend i BE-së. Nuk bëhet fjalë për negociata të reja. Bëmë kompromise të mjaftueshme me identitetin tonë kombëtar dhe ata thjesht duhet të përmbushin..

botuar më 24-09-20 1.32.MD