Në 24 orët e fundit janë zbuluar 191 raste me koronavirus nga 3866 testime të kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ. 5% e mostrave kanë rezultuar pozitive. 64% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Numri më i madh i rasteve të reja është në Sofje - 55, në Burgas - 21 dhe në Varna - 16. Janë 405 pacientë në spital - 35 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 64% e 58 të sapo pranuarve nuk janë vaksinuar. Dy persona kanë vdekur - edhe të dy të pa vaksinuar, ndërsa 175 janë shëruar. Rastet aktive numërojnë 3940. Dje janë bërë 238 doza vaksina kundër koronavirusit. Janë 2 074 923 persona me imunizimin e përfunduar.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..