Më 6 janar festojmë një nga festat më të ndritshme të krishtera – Theofaninë, Epifaninë, Ditën e Bekimit të Ujit, Ditën e Jordanit ose Pagëzimin e Zotit.
Në kishat mbahet një liturgji hyjnore festive dhe uji bekohet. Më pas, tradicionalisht, prifti i çon besimtarët te lumi, ose liqeni më i afërt dhe e hedh kryqin në ujë. Burrat hidhen në ujërat e akullta për ta nxjerrë jashtë. Besohet se kushdo që arrin ta nxjerrë nga ujërat e ftohta do të jetë i shëndetshëm dhe i lumtur gjatë gjithë vitit.Foto: BGNES, BNR
Në pranverë, parku natyror "Zllatni Pjasëci" bëhet një vend tërheqës për banorët e Varnës dhe mysafirët e qytetit. Ndodhet 17 km në verilindje të qytetit të Varnës, paralelisht me bregun e detit dhe rrethon kompleksin turistik..
Fshati Dellçevo(Bullgaria Jugperëndimore) gjendet në rrëzë të malit të Pirinit, 10 kilometra larg qytetit Goce Dellçev. Ai tërheq turistët me arkitekturën e ruajtur të lashtë dhe rrugët e bukura malore. Janë ruajtur gjithashtu..
Muzeu i Minierave Nëntokësore është një nga muzetë më të pazakontë në Bullgari, një prej 100 objekteve turistike kombëtare dhe unik për Gadishullin Ballkanik. Ndodhet në dy nga galeritë e ruajtura të minierës së parë nëntokësore..