Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë e Muzeut Etnografik Kombëtar tregon për bullgarët në Rumani

Muzeu Etnografik Kombëtar
Foto: BGNES

Ekspozita “Bullgarët në Rumani” do të hapet më 24 janar në Muzeun Etnografik Kombëtar në Sofje. Ajo do të paraqesë trashëgiminë kulturore nga fondi i muzeut. Projekti i ekspozitës zbatohet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit bullgar në Rumani, mes të cilëve janë Viktor dhe Gabriel Koçuba - koleksionistë të fotografive dhe kartolinave të vjetra dhe Gabriela Mitu-Bularianu - studiuese e veshjeve tradicionale popullore të bullgarëve në Çoplia, njoftoi BTA. Ekspozita është pjesë e aktiviteteve kushtuar 25 vjetorit të krijimit të konceptit "Falmis - Uvec falim" (përshëndetje tradicionale e bullgarëve banatë, që vjen nga përshëndetja mes katolikëve "Le të jetë i lavdëruar Jezu Krishti" dhe përgjigja "Le të jetë gjithmonë i lavdëruar").

Në hapje, ansambli "Falmis" i Shoqatës së Bullgarëve të Banatit në Bullgari - Falmis, do të prezantojë dy valle të bullgarëve të Banatit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD