45 janë të sapo infektuarit me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është ulur me 29 nga një ditë më parë. Mbi 55.5% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 6% e 743 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6.6% të treguesit të dielën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u ul me 118 në 3930. 11 të infektuar u shtruan në spitale. 3 nga të sapopranuarit, ose 27.27%, nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit u rritën me 7 në 408. Janë 40 të infektuar në terapi intensive.
Gjatë harkut të shënuar kohor nuk ka pasur asnjë vdekje të regjistruar me Covid të konstatuar. 163 veta u shëruan të dielën. Janë administruar 3 vaksina.Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..