45 janë të sapo infektuarit me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është ulur me 29 nga një ditë më parë. Mbi 55.5% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 6% e 743 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6.6% të treguesit të dielën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u ul me 118 në 3930. 11 të infektuar u shtruan në spitale. 3 nga të sapopranuarit, ose 27.27%, nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit u rritën me 7 në 408. Janë 40 të infektuar në terapi intensive.
Gjatë harkut të shënuar kohor nuk ka pasur asnjë vdekje të regjistruar me Covid të konstatuar. 163 veta u shëruan të dielën. Janë administruar 3 vaksina."BSP - E majta e bashkuar" dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan njoftimin e dërguar grupeve parlamentare nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes midis Bullgarisë dhe..
Ka shanse për të formuar një qeveri të rregullt. Përpara gazetarëve, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, theksoi se deri tani negociatat po shkojnë mirë. “Sa më shumë të heshtim, aq më mirë”, vuri në dukje Borisov dhe shprehu optimizëm për bisedimet që po..
Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..