Qyteti i Pernikut, i cili është anëtar i Federatës së Qyteteve të Karnavaleve Evropiane, po përgatitet për festën “Surva”, qe do të mbahet nga data 27 deri më 29 janar. 10 mijë pjesëmarrës nga vendi dhe jashtë kanë aplikuar për edicionin e 29-të të Festivalit Ndërkombëtar të Lojërave të Maskaradës.
Për 3 vitet e fundit, festivali ishte pezulluar për shkak të krizës së ujit dhe pandemisë së koronavirusit. Publiku dhe pjesëmarrësit janë të etur për festivalin, thonë organizatorët. 118 janë grupet nga Bullgaria dhe 15 nga jashtë. Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, do të zhvillohen defile gjatë tre ditëve të festës.
Shumëngjyrësh dhe spektakolar, festivali ndërkombëtar "Surva" gëzon një autoritet shumë të madh në Bullgari dhe në Ballkan.
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..