Më 10 janar të vitit 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbi Sofje u krye bombardimi më shkatërrues. Ai kryhej në mënyrë alternative gjatë ditës nga avionët amerikanë dhe natën nga avionët britanikë.
Mbi 1700 bomba u hodhën në kryeqytet, qindra u vranë dhe u plagosën, kryesisht civilë. Shkatërrimet ishin të shumta. Si rezultat filloi një evakuim masiv i popullsisë.
Edhe institucionet shtetërore u shpërngulën jashtë qytetit dhe vazhduan administrimin e vendit nga “Çamkorija” (sot resorti Borovec), kujton Muzeu Historik Rajonal - Sofje.
Bullgaria shënon 149 vjetorin e Kryengritjes së Prillit – një ngjarje që çoi në çlirimin e Bullgarisë pas pothuajse pesë shekujsh sundimi osman. Sot, gati një shekull e gjysmë më vonë, nuk duhet të harrojmë se çdo pjesëmarrës në Kryengritjen e..
Tetë mijë vjet më parë, në zonën e fshatit të sotëm bullgar Dollnosllav, lindi një nga kulturat më misterioze në Ballkan. Në rajonin e qytetit Asenovgrad të shtrirë midis fushës dhe malit, arkeologët zbuluan tuma vendbanimesh me gjurmë të jetës..
Bariu i shpirtit, prifti i të gjithëve me zemër të hapur, profet modern – këto janë disa nga përkufizimet me të cilat Papa Françesku mbetet në shpirtrat e njerëzve pavarësisht nga përkatësia, feja apo besimi. Në vitin 2019 ai vizitoi Bullgarinë,..