Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pesë persona me Covid-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit

Foto: EPA/BGNES

230 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 180 nga një ditë më parë. Mbi 58.7% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 4.1% e 5553 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6% të treguesit të hënën, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i rasteve aktive u rrit me 162 në 4092. 43 të infektuar u shtruan në spitale. 34 nga të sapo pranuarit, ose 79.07%, nuk janë të vaksinuar. Numri i të shtruarve është ulur me 39 në 369. Janë 39 të infektuar në terapi intensive.

Pesë persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë 24 orëve të fundit. Katër nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. 63 u shëruan të hënën. Janë administruar 289 vaksina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 20 dhjetorin 2024

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..

botuar më 24-12-19 7.35.MD
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në poligonin Novo Sello në Bullgari

Mark Rutte: Bullgaria luan një rol kyç në sigurinë tonë në rajonin e Detit të Zi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..

botuar më 24-12-19 7.09.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri Gllavçev: Zelenski e kuptoi plotësisht vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..

botuar më 24-12-19 6.19.MD