230 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 180 nga një ditë më parë. Mbi 58.7% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 4.1% e 5553 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6% të treguesit të hënën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u rrit me 162 në 4092. 43 të infektuar u shtruan në spitale. 34 nga të sapo pranuarit, ose 79.07%, nuk janë të vaksinuar. Numri i të shtruarve është ulur me 39 në 369. Janë 39 të infektuar në terapi intensive.
Pesë persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë 24 orëve të fundit. Katër nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. 63 u shëruan të hënën. Janë administruar 289 vaksina."BSP - E majta e bashkuar" dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan njoftimin e dërguar grupeve parlamentare nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes midis Bullgarisë dhe..
Ka shanse për të formuar një qeveri të rregullt. Përpara gazetarëve, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, theksoi se deri tani negociatat po shkojnë mirë. “Sa më shumë të heshtim, aq më mirë”, vuri në dukje Borisov dhe shprehu optimizëm për bisedimet që po..
Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..