Në fjalimin e tij tradicional televiziv të mbrëmjes, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se trupat ukrainase po u rezistojnë "sulmeve të reja, edhe më të ashpra" në Soledar, afër Bahmutit, të cilin Moska po përpiqet ta pushtojë prej muajsh. Sipas pamjeve të publikuara nga grupi rus "Wagner", luftimet në rrugë në Soledar po zhvillohen në qendër të qytetit pranë ndërtesës së administratës komunale në qytetin dikur me 70 000 banorë në veri të Bahmutit. Në orën 4 të mëngjesit të 10 janarit, komanda ukrainase njoftoi se sulmet ruse në të dy qytetet ishin zmbrapsur.
Dhe ndërsa forcat ruse mburret se kanë pushtuar fshatin Bahmutskoe në rajonin e Doneckut, i cili është përballë Soledarit, ushtria ukrainase mburret se, pas rotacionit të njësive ushtarake, i kanë rifilluar luftimet në rajonin e Luganskut pranë qyteteve Svatovo dhe Kremennaja, raportoi UNIAN.
"Roli në rritje i grupit ushtarak Wagner dhe transformimi i liderit të tij Evgeni Prigozhin në një qendër alternative të pushtetit është padyshim një shenjë e dëshpërimit në Kremlin për dështimet në Ukrainë," tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price, transmetoi “Zëri i Amerikës”. Sipas fjalëve të tij, SHBA po kërkon të ndryshojë dinamikën e mbrojtjes ukrainase duke rritur ndihmën ushtarake për Kievin, e cila do të përfshijë automjete të blinduara dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Ai deklaroi se mbështetja për partnerët ukrainas do të vazhdojë sipas nevojës.Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot, 25 shkurt, në një event të veçantë në Lobin e Mermerit të BNR-së. 25 janari shënoi 90 vjetorin e..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..