Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në vend të Bahmutit, forcat ruse pushtuan Bahmutskoe

Foto: EPA/BGNES

Në fjalimin e tij tradicional televiziv të mbrëmjes, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se trupat ukrainase po u rezistojnë "sulmeve të reja, edhe më të ashpra" në Soledar, afër Bahmutit, të cilin Moska po përpiqet ta pushtojë prej muajsh. Sipas pamjeve të publikuara nga grupi rus "Wagner", luftimet në rrugë në Soledar po zhvillohen në qendër të qytetit pranë ndërtesës së administratës komunale në qytetin dikur me 70 000 banorë në veri të Bahmutit. Në orën 4 të mëngjesit të 10 janarit, komanda ukrainase njoftoi se sulmet ruse në të dy qytetet ishin zmbrapsur.

Dhe ndërsa forcat ruse mburret se kanë pushtuar fshatin Bahmutskoe në rajonin e Doneckut, i cili është përballë Soledarit, ushtria ukrainase mburret se, pas rotacionit të njësive ushtarake, i kanë rifilluar luftimet në rajonin e Luganskut pranë qyteteve Svatovo dhe Kremennaja, raportoi UNIAN.

"Roli në rritje i grupit ushtarak Wagner dhe transformimi i liderit të tij Evgeni Prigozhin në një qendër alternative të pushtetit është padyshim një shenjë e dëshpërimit në Kremlin për dështimet në Ukrainë," tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price, transmetoi “Zëri i Amerikës”. Sipas fjalëve të tij, SHBA po kërkon të ndryshojë dinamikën e mbrojtjes ukrainase duke rritur ndihmën ushtarake për Kievin, e cila do të përfshijë automjete të blinduara dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Ai deklaroi se mbështetja për partnerët ukrainas do të vazhdojë sipas nevojës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD