Muzika nga Monk and More – projekti prej autori i pianistit dhe kompozitor të njohur bullgar të xhazit Mario Stançev, do të prezantohet më 10 janar, në një nga hapësirat e koncerteve të Operës së Lionit. Projekti do të performohet nga Mario Stantçev Trio e Re Bullgare, e cila përfshin Mario Stançev, Hristo Jocov (bateri) dhe Dimitër Karamfillov (kontrabas).
Projekti, në të cilin Mario Stançev i bën homazh muzikantit të paimitueshëm amerikan të xhazit Thelonious Monk, duke ndërthurur idetë e tij dhe të veta muzikore, është i njohur për publikun bullgar që nga viti 2020, kur u regjistrua në Studion e Parë të BNR-së. Ai u prezantua edhe në Plovdiv, ndërsa filmi që u xhirua gjatë koncertit në Bee Bop Cafe, tashmë mund të shihet edhe në rrjetet sociale.
Programi ka një “skenar” të përbashkët, ka një vijë lidhëse midis pjesëve të Monkut dhe të miave - shpjegon Mario Stançev në një intervistë për Radio Bullgarinë, të cilën mund ta lexoni në faqen tonë të internetit. Për koncertin e radhës, bashkatdhetari ynë, i cili prej dekadash jeton dhe krijon në Francë, ndan: “Jam shumë i lumtur që do të kemi mundësinë të prezantojmë muzikën tonë në Operën e Lionit. Koncertet e organizuara aty u kushtohen projekteve jo standarde të pianos. Jam gjithmonë i lumtur kur luaj me kolegët e mi bullgarë, të cilët janë muzikantë të mëdhenj dhe miq.”
Një nga pjesët që do të dëgjohet nga publiku në Lion është “Blue Monk” në ekzekutim të muzikantëve Mario Stançev, Hristo Jocov dhe Dimitër Karamfilov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Rushi Vidinliev ka një këngë të re, të titulluar "Kufiri". Kënga është pjesë e albumit të fundit të artistit dhe vjen më shumë se një vit pas këngës së parë të suksesshme, e cila i dha albumit emrin, "Pa bagazh". Videoklipi për "Kufirin" është..
Jordanka Derillova – një soprano dramatike me një bukuri të mahnitshme dhe timbër të papërsëritshëm. Ajo është ndër të paktat bullgare që janë nderuar me titullin "Kammersängerin" – çmimi më prestigjioz në Gjermani dhe Austri, që u jepet..
Një histori e freskët verore, pakohësi dhe një tingull elegant etnik - kjo është "Graniti i Zi", kënga e re nga Vlladimir Ampov - Grafa. Kënga shoqërohet nga një videoklip i xhiruar në film 16 mm - një zgjedhje krijuese me të cilën ekipi kthehet..
Jordanka Derillova – një soprano dramatike me një bukuri të mahnitshme dhe timbër të papërsëritshëm. Ajo është ndër të paktat bullgare që janë..
Një histori e freskët verore, pakohësi dhe një tingull elegant etnik - kjo është "Graniti i Zi", kënga e re nga Vlladimir Ampov - Grafa. Kënga..
Rushi Vidinliev ka një këngë të re, të titulluar "Kufiri". Kënga është pjesë e albumit të fundit të artistit dhe vjen më shumë se një vit pas këngës..