Në tremujorin e tretë të 2022, çmimet e banesave në BE u rritën me 7.4% me bazë vjetore. Këtë e tregojnë të dhënat e fundit për indeksin e çmimeve të banesave të Eurostat, të cituar nga BTA.Në Bullgari, çmimet e banesave u rritën me 15.6për qind gjatë periudhës së përmendur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo paraqet një përshpejtim të rritjes së çmimit të banesave në Bullgari krahasuar me tremujorin e dytë dhe të parë të mëparshëm, kur rritja ishte përkatësisht 14.6 për qind dhe 11.5 për qind. Sipas këtij treguesi, Bullgaria renditet e dyta në BE, e tejkaluar vetëm nga Qiproja.
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..