193 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 47 krahasuar me një ditë më parë. Mbi 55.4% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 4,5% e 4 308 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 4,1% të treguesit të martën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u rrit me 26 në 4118. Në spitale u shtruan 43 të infektuar. 32 nga të sapopranuarit ose 74.42% nuk janë të vaksinuar. Numri i të shtruarve u rrit me një në 370. Janë 41 të infektuar në terapi intensive.
Tre persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë 24 orëve të fundit. Dy nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. 164 u shëruan të martën. Janë administruar 254 vaksina.Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..