Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski foli në një video në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe. Ai u prezantua nga aktori Sean Penn, i cili në vitin 2022 xhiroi një dokumentar për Ukrainën. Penn e quajti Zelenski: "maja e shtizës, nëse liria për të ëndërruar ishte një shtizë e tillë".
Zelenski kujtoi se çmimet e para të Golden Globe u mbajtën në vitin 1944, kur Lufta e Dytë Botërore ende nuk kishte përfunduar, por të gjithë e dinin tashmë se si do të përfundonte. Publiku duartrokiti krahasimin se në vitin 2023, lufta në Ukrainë nuk ka përfunduar ende, se do të ketë akoma beteja dhe lot, por është e qartë se agresioni rus do të ndalet. “Nuk do të ketë Luftë të Tretë Botërore. Kjo nuk është një trilogji”, tha lideri ukrainas në fjalimin e tij.
Ndërkohë, udhëheqësi i grupit ushtarak rus "Wagner" Evgeni Prigozhin shkroi në Telegram se forcat e tij kontrollojnë plotësisht qytetin Soledar, pranë Bahmutit, ku kanë vazhduar luftimet me muaj. Sipas Kievit, luftimet në qytet janë ende në vazhdim, por ushtria ukrainase ka pranuar se artileria ruse po kontrollon komunikimet midis Bahmutit dhe Soledarit.Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot, 25 shkurt, në një event të veçantë në Lobin e Mermerit të BNR-së. 25 janari shënoi 90 vjetorin e..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..